75 Mall Live Search
00:00 / E Enjte, 21 Shtator 2023 / AR

Bëhet virale intervista e aktorit pas akuzave seksuale

Russell Brand është në qendër të vëmendje pas akuzave ndaj tij për sulm se*sual.

Ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur midis 2006 dhe 2013 dhe janë ngritur si pjesë e një hetimi të kryer nga The Times, The Sunday Times dhe Channel 4, të cilat raportuan sjellje “kontrolluese, abuziv” nga aktori dhe prezantuesi televiziv.

Ndërkohë  së fundmi është rishfaqur një intervistë e Russell Brand me Richard Herring , në të cilën ai bën shaka për përdh*nimin e një gruaje.

Që atëherë është hequr nga YouTube, sipas The Daily Mail, por në të aktori tha: “Oh, kam përdh*nuar dikë një herë”,duke shtuar “E vrava pas”. Më vonë, ai iu referua  një lloj monologu se si grekët kryenin marrëdhënie me fëmijët.

Pas raportimeve, aktori ka reaguar në rrjetet sociale duke mohuar akuzat. “Ka disa akuza shumë serioze që unë i hedh poshtë absolutisht,” tha ai në kanalin e Youtube.

“Këto akuza kanë të bëjnë me kohën kur kam punuar në media, kur kam qenë gjatë gjithë kohës në gazeta, kur kam qenë në kinema. Siç kam shkruar gjerësisht në librat e mi, kam qenë shumë, shumë i shthurur. Tani, gjatë asaj kohe shthurjeje, marrëdhëniet që kam pasur kanë qenë absolutisht gjithmonë konsensuale.

“Unë kam qenë gjithmonë transparent për këtë atëherë dhe jam transparent për këtë edhe tani”, vazhdoi ai. “Padyshim që do ta shqyrtojmë këtë çështje sepse është shumë, shumë serioze.”