Bëhet zyrtare, Enis Bardhi ndërpret kontratën me Trabzonsporin

Futbollisti i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, është larguar përfundimisht nga Trabzonspori.
Bardhi tashmë është “lojtar i lirë” dhe pritet që shumë shpejt të firmosë me skuadrën e tij të re, shkruan Indeksonline
Mesfushori shqiptar ka shumë oferta, duke përfshirë këtu edhe dy nga Superliga e Turqisë dhe një nga La Liga.
29-vjeçari po largohet nga Trabzoni për shkak të minutazhit të vogël. Ai luajti vetëm tetë ndeshje dhe bëri vetëm një asist.
Kujtojmë se te Trabzoni ishte transferuar nga Levante për 3 milionë euro./Indeksonline/
Kamuoyuna Duyuru
— Trabzonspor Kurumsal (@TSKurumsal) January 15, 2025
Kulübümüz ile profesyonel futbolcumuz Enis Bardhi arasındaki 11.08.2022 başlangıç ve 31.05.2025 bitiş tarihli profesyonel futbolcu sözleşmesi karşılıklı olarak feshedilmiştir.
Yapılan anlaşmaya göre oyuncuya herhangi bir fesih tazminatı ödenmeyecektir. pic.twitter.com/Pywu4RU2dW