75 Mall Live Search
13:09 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Behgjet Pacolli: AKR-ja lindi nga LDK-ja

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka zgjedhur fjalët për të folur për LDK-në në 30- vjetorin e themelimit të saj.

“30 vjet më parë lideri ynë historik Ibrahim Rugova së bashku me Fehmi Aganin dhe intelektualë të shquar, shfrytëzoi hapësirën e vogël të lirisë nën Jugosllavi dhe themeloi pluralizmin shqiptar. Lindi e para parti, lindi shpresa dhe zëri politik i aspiratave tona kombëtare”.

“Për këtë arsye themeltare, ashtu si dhe për historinë e vet 30 vjeçare, ditëlindja e LDK, prej të cilës lindi dhe AKR, është festë e të gjithë shqiptarëve. Jo thjesht e anëtarësisë së saj”, është shprehur Pacolli.

Postimi i plotë:

30 vjet më parë lideri ynë historik Ibrahim Rugova së bashku me Fehmi Aganin, dhe intelektualë të shquar, shfrytzoi hapësirën e vogël të lirisë nën Jugosllavi dhe themeloi pluralizmin shqiptar. Lindi e para parti, lindi shpresa dhe zëri politik i aspiratave tona kombetare. Për këtë arsye themeltare, ashtu si dhe për historinë e vet 30 vjeçare, ditlindja e LDK, prej të cilës lindi dhe AKR, është festë e të gjithë shqiptarëve. Jo thjesht e anëtarsisë së saj. Ndaj unë sot formuloj Urimet më të mira për suksese në këtë moment kaq të veçantë në historinë e Kosovës. Besoj shumë se zëri i traditës, pjekuria dhe ekuilibri i liderit Isa Mustafa do të ndihmojë LDK dhe konstelacionin e ardhshëm qeverisës, krejt Kosovën që të gjejë qetësi, vijimësi të reformave dhe ruajtjen e orientimit properëndimor të Republikës sonë të re!