75 Mall Live Search
10:03 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Behgjet Pacolli arrin në Thumanë

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli pa nga afër situatën në Thumanë, një ditë pas tërmetit prej 6.4 ballësh, ku shkaktoi disa të vdekur dhe qindra të plagosur.

Në Thumanë ndodhen emergjencat civile të ardhur nga Kosova, të cilët po punojnë për të nxjerrë personat që ndodhen ende nën rrënoja.

“Mbërrita sot në zonat e prekura të tërmetit në Shqipëri që la shumë të vdekur dhe të plagosur ndërsa shkatëroj shumë shtëpi dhe banesa. Në Thumane vizitova komunitetet e prekura. Unë shpreha mbështetjen institucionale dhe private(ne koordinim me autoritetet perkatese aty) për qytetarët e Thumanes dhe të Shqipërisë.
Kjo është situata më tragjike në 20 vjet për të gjithë kombin shqiptar dhe unë do të qëndroj në mbështetje me ata. Vlerësova ndihmën e ushtarëve të Kosovës dhe të zjarrefikësve që po japin gjithqka nga profesionalizmi i tyre. Jam shumë krenar për ndihmën dhe solidaritetin nga Kosova në Shqipëri në orët e fundit.
Solidariteti dhe mbështetja masive tregon lidhjet e vëllazërore.
Ne duhet të vazhdojmë dhe të sigurohemi që të gjitha familjet e prekura do të kenë së shpejti një çati për t’u rikthyer jetës normale. Ky është një mision kombëtar tani”, ka shkruar Pacolli.

Më herët në Thumanë, ishte edhe zv.kryeministri në detyrë i Kosovës, Fatmir Limaj./Indeksonline/