75 Mall Live Search
18:32 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

Behgjet Pacolli beson fuqishëm në Jetlir Zyberajn si deputet

Jetlir Zyberaj është kanidat nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili synon që të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Zyberaj, i cili është krahu i djathtë që dhjetë vite i kreut të AKR’së, Behgjet Pacolli, ka marrë mbështetje të madhe nga ky i fundit.

Pacolli, ka thënë se është i bindur që Jetlir Zyberaj, është njeri i besës dhe fjalës, si i tillë do të jetë edhe një deputet jashtëzakonisht i mirë.

“Jetliri është bërë jashtëzakonisht i rryer. Unë besoj se do të jetë një deputet jashtëzakonisht i suksesshëm. Kemi udhëtu shumë me Jetlirin. Unë kam pas rastin ta njohë. Një djalë i fjalës. I besës”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Pacolli, ka deklaruar se Jetlir Zyberaj ka vite të tëra që është pjesë e ekipit të tij.

“Një djalë i mençur dhe kam punuar jashtëzakonisht mirë. Do të ishte mëkat që ai të mos ishte në ekipin tim kudo që jam”, ka thënë Pacolli.