21:08 / E Shtunë, 16 Tetor 2021 / OSH

Behgjet Pacolli e kalon pasditen te Liqeni i Ujmanit!

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kaluar pasditën e së shtunës në Liqenin e Ujmanit, së bashku me shoqëri, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se natyra e mrekullueshme e Kosovës duhet të trajtohet me vemendje të veqantë institucionale.

Postimi:

Pasditen e kalova në Mitrovicë, ku së bashku me Jetlirin, Gjergjin e Vehbiun shijuam bukuritë e liqenit të Ujmanit.

Natyra jonë e mrekullueshme që e ka krijuar perendia duhet të trajtohet me vemendje të veqantë institucionale.

I gjithë fokusi duhet të orientohet te mbrojtja e ambientit.

Qetësisë shpirtërore që na ofroi liqeni i Ujmanit,i mungonte vetëm çaji tradicional.