20:22 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

Behgjet Pacolli ftohet në inaugurimin e Joe Biden

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është ftuar bashkë me bashkëshorten e tij, në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden.

Këtë e ka bërë të ditur vet këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, në një reagim të tij ndërsa shton se ata u ftuan si mysafirë nga miqtë demokratë, njofton Klan Kosova.

”Javën e kaluar kam pranuar ftesën e z. Behgjet Pacolli dhe zonjës Pacolli për inagurimin e Presidentit Joe Biden, në të cilin ishin të ftuar si mysafirë nga miqtë tonë demokrat. Miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara është një dhuratë nga Zoti!”, shkruan Murseli.