75 Mall Live Search
08:13 / E Martë, 30 Gusht 2022 / A. M.

Behgjet Pacolli i mbush 71 vjet

Data 30 gusht është e veçantë për kryetarin e Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli.

Pacolli ka lindur me këtë datë të vitit 1951, në Marec të Prishtinës.

Ai sot do t’i mbush 71 vjet.

Behgjet Pacolli, njihet si një biznesmen i suksesshëm nëpër botë.

Kreu i AKR-së përpos biznesit ka mbajtur pozita të rëndësishme të shtetit, atë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm.

Pacolli po ashtu edhe për një muaj ka qenë edhe president i Kosovës.