Behgjet Pacolli ka një mesazh të qartë për Vuçiqin: Ju keni vetëm një shans, ta njihni Kosovën!
Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli foli në një intervistë për Televizionin “Face” për marrëdhëniet në rajon, politikën dhe zgjidhjet e Serbisë, por edhe për marrëdhëniet me Bosnje dhe Hercegovinë.
Pacolli gjatë intervistës i dërgoi një mesazh presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, shkruan Indeksonline.
“Vuçiq, ju keni vetëm një shans, ta njihni Kosovën. Ky është realiteti. Ai shtet lindi dhe nuk ka kthim prapa. Është zgjidhja e vetme, dhe gjithçka tjetër do të shkojë më lehtë”, u shprehë Pacolli.
Ai theksoi se ai i kishte thënë të njëjtën gjë edhe Millosheviqit më parë, duke theksuar se Kosova ishte një shtet i lindur prej kohësh. Pacolli tha se historia e demarkacionit midis Serbisë dhe Kosovës në drejtim të shkëmbimit të territorit është e pamundur dhe shumë e rrezikshme./Indeksonline/