16:51 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Behgjet Pacolli mohon lajmin se do të t’i bashkohet qeverisë Kurti

Dy deputetët e vetëm të Aleancës Kosova e Re (AKR) në këtë legjislaturë, Behgjet Pacolli dhe Mirlinda Sopi-Krasniqi, do të mbesin në opozitë.

Kështu ka thënë në një përgjigje për Indeksonline, vet drejtuesi i këtij subjekti politik, Behgjet Pacolli, pas publikimit të lajmit në media se AKR do ti bashkohet qeverisë Kurti.

“Asgjë nuk është e vërtetë. AKR nuk ka pasur takime me asnjë përfaqësues të koalicionit aktual dhe deri më tani nuk ka folur me askënd për përfshirjen e saj më këtë koalicion. Siç thashë para qytetarëve gjatë formimit të qeverisë së re, AKR do të mbetet në opozitë dhe do të jetë konstruktive dhe shtet-ndërtuese”, ka thënë Pacolli.

Kujtojmë që, AKR ishte pjesë e qeverisë së kaluar Haradinaj, derisa vet Pacolli mbante dy poste, atë të Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme./IndeksOnline/