14:59 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / A. S

Behgjet Pacolli pas kalimit të Rimëkëmbjes Ekonomike: Qytetarët e Kosovës nuk e merituan këtë vonesë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, pas votimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, ka uruar qytetarët e Kosovës, duke thënë se i vjen keq që është vonuar kaq shumë votimi i tij.

Sipas tij pas këtij votimi deputetët kanë kryer detyrimin minimal para qytetarëve, duke kritikuar kështu deputetët si të papërgjegjshëm.

“Injorimi ose kushtëzimi për miratime  të ligjieve me qëndrime personale përplot inate, teke, mllefe, interesa partiake, interesa personale, grupore etj dëmtojnë mbarvajtjën e punës madhore të Kuvendit. Veprimet e tilla janë të dëmshme dhe të papërgjegjshme. 

Shpresoj që kolegët e mi deputetë në të ardhmen do të jenë më të përgjegjshëm dhe nuk do të harrojnë se ata janë të zgjedhur nga populli që duhet t’a përfaqësojnë korrektsisht”, ka shkruar Pacolli.