Behgjet Pacolli: S’kemi nevojë për ndryshim, të votohet LDK dhe AKR!

Kryetari i Aleancës Kosovare e Re, Behgjet Pacolli ka bërë thirrje që qytetarët e Republikës të votojnë për LDK-në dhe AKR-në në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sipas tij, vendi ynë s’ka nevojë për ndryshim, transmeton Indeksonline
“S’kemi nevojë për kryeministër të ri, për ndryshim. Çdo ndryshim, na kushton me ngecje. Ne kemi nevojë për vazhdimësi.
Unë ftoj gjithë njerëzit e mirë të Kosovës, gjithë ata që ja donë të mirën këtij vendi, që me 14 shkurt të votojnë LDK-në dhe aleatët e saj, AKR-në”, është shprehur ai, gjatë fushatës në Malishevë. /Indeksonline/