75 Mall Live Search
11:03 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Behgjet Pacolli takohet me sekretarin amerikan Philip Reeker

Pacolli në një postim në facebook e ka quajtur këtë takim si shumë të rëndësishëm, duke e cilësuar aleancën me SHBA-në si të rëndësishme për të ardhmen euroatlantike.

Sipas Pacollit përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundër.

Postimi i plotë i Pacollit:

Takim shumë i rëndësishëm me Ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Philip Reeker. Aleanca jonë me SHBA është jashtëzakonisht e rendesishme për të ardhmen euroatlantike. Përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundër.

Kosova është me fat që në rrugëtimin e vet ec përkrah shtetit më të fuqishëm dhe më demokratik të botës.