14:45 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Behgjet Pacolli thotë se po i jep Kosovës një lajm të mirë

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova është ngritur në status në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Ai këtë e ka quajtur lajm të mirë për vendin, transmeton Indeksonline.

Pacolli ka shtuar se ditën e enjte pritet vetëm konfrimimi.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë. Kosova ngritët në status në Organizatën ndërkombëtare e Frankofonisë.

Në sesionin ministror të 84 vendeve anëtare të kësaj organizate, u konfirmua kërkesa e Kosovës për avansimin e statusit të Kosovës, nga anëtar vëzhgues në atë të asocuar, që është status i rangut të lartë.
Ditën e enjte pritet vetëm konfirmimi.

Në fjalën time përpara ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë shpreha përkushtimin dhe vullnetin e Republikës së Kosovës për të avancuar statusin tonë në këtë organizatë të rëndësishme. Jam optimist që në mbyllje të samitit, Kosova do të marrë statusin e anëtarit të asocuar dhe do të vazhdojë faktorizimin e vet.

Vendeve anëtare të frankofonisë u kërkova mbështetjen dhe i falënderova për konstruktivitetin e trajtimit të çështjes së Kosovës. Kosova do të marrë vendin e merituar për të dhënë kontributin e vet në paqen dhe stabilitetin rajonal e botëror.