75 Mall Live Search
21:20 / E Shtunë, 31 Tetor 2020 / OSH

Behgjet Pacolli tregon sa para mban me vete në xhepat e tij

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka treguar sa para ka me vete në emisionin Tete-A-Tete.

Pacolli – një milioner, pasuria e të cilit kap shifrën mbi 900 milionë dollarë amerikan, ka thënë se me vete ka vetëm 20-30 euro.

“Sonte me vete në xhep kam rreth 20-30 euro”, ka thënë Pacolli.

Tutje, ai ka thënë se fitimi i milionit të parë nuk e impresionon edhe aq.

“Nuk më impresionoi pasuria ime kur fitova milionin e parë. Nuk më është dukur aq interesant”, shtoi Pacolli.