75 Mall Live Search
14:41 / E Premte, 04 Shtator 2020 / indeksADMonline

Behgjet Pacolli, Vjosa Osmanit: Duket se nuk po e doni këtë marrëveshje

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli pas deklaratave të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani se çfarëdo marrëveshje me Serbinë duhet të kalojë përmes kuvendit, i ka thënë se ajo është kundër marrëveshjes e që mund të jetë historike në SHBA.

Ai madje këto deklarata të Osmanit i ka quajtur si kërcënim.

“Kjo duket sikur se ju nuk e doni këtë marrëveshje. Deklaratat e juaja duken si kërcënim se ajo marrëveshje nuk do të kaloj në kuvend. Po tingëllon kështu, Kryetare. Po tingëllon kështu… por edhe si duket, Ju po betoheni që kjo marrëveshje nuk do të kaloj në Kuvend. Kryetare, mendoni pozitivisht!! Leni anash inatet politike!”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë i tij: