21:00 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Behgjet Pacolli zgjedhë fjalë të veçanta për Isa Mustafën

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli teksa ka komentuar ratifikimin e demarkacionit, ka vlerësuar edhe punën e ish-kryeministrit Isa Mustafa.

Ai ka thënë se Mustafa meriton respekt për kursin e palëkundur të shtetndërtimit, shkruan Indeksonline.

“Vendimi historik i parlamentit të Kosovës sot, padyshim është lajmi më i mirë për qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës. Një falenderim i madh i takon kreut të LDK Isa Mustafa, gjithë lidershipit dhe deputetëve të kësaj partie, që për interes të vendit bashkuan votën dhe bënë të mundur që ligji të kaloj. Ish kryeministri Mustafa meriton respekt për kursin e tij të drejtë dhe të palëkundur të shtetndërtimit”, ka shkruar ai./Indeksonline/