13:35 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Bëhet hit, Photoshopi në foto i familjes Kardashian

Ditë e re, photoshop i ri nga familja Kardashian. Të gjithë e dimë që arti i photoshopit nuk është aspak i thjeshtë dhe duhet të jesh mjaft i vëmendshëm ndaj detajeve.

Le të ndalemi pak te fotoja e fundit e promos së Keeping Up with the Kardashians.

Ajo po bën xhiron e rrjetit sepse nuk ka një por disa gabime. Si fillim, të gjithë duan të dinë se çfarë ka ndodhur me pjesën e poshtme të trupit të Khloes, sepse thjesht është zhdukur.

Ndërkohë Kendall Jenner duket sikur është modifikuar padashje sepse nuk duket aspak normale. Dhe detaji i fundit është këmba e Kourtney që ka thjesht 6 gishta.