75 Mall Live Search
13:43 / E Enjte, 04 Qershor 2026 / OSH

Behlulaj bashkë me forumin rinor shpërndajnë programin e LDK-së derë më derë

Kandidati për deputet i LDK-së, Naim Behlulaj bashkë me Forumin Rinor ka shpërndarë programin e LDK-së në lagje të ndryshme të Gurrakocit dhe rrethinës së Istogut.

“Së bashku me anëtarët e Forumit Rinor dhe vullnetarët e LDK-së, po vazhdojmë shpërndarjen e programit të LDK-së në çdo lagje dhe te çdo qytetar. Mbështetja e qytetarëve është forca dhe motivimi ynë për të vazhduar përpara me përkushtim e përgjegjësi.
Faleminderit për besimin dhe përkrahjen tuaj” shkruan Behlulaj në njoftim.