Behrami dhe Shaqiri kandidatë për çmimin e futbollistit më të mirë në Zvicër (Foto)
Shoqata e Futbollit në Zvicër ka vendosur që gjatë muajit shtator të ndaj çmime për futbollistët.
Kombëtarja e Zvicrës arriti një sukses të madh në Kupën e Botës “Rusi 2018”, duke u kualifikuar deri në fazën e 1/16 së finales, shkruan IndeksOnline.
Tre kandidatët për çmimin e më të mirit në Zvicër, janë; Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Yann Sommer.
Përveç garës për çmimin e futbollistit më të mirë, Shaqiri është edhe në garë për golin më të mirë.
Ceremonia për ndarjen e çmimeve mbahet më 3 shtator nga ora 19 e 15./IndeksOnline/
http://www.football.ch/fr/ASF/Swiss-Football-Award/SFA-Voting.aspx