75 Mall Live Search
15:12 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Behrami i dashuruar me skiatoren, nuk e mban vetëm në zemër (Foto)

Valon Behrami do ta merr me vete për në Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi edhe emrin e të dashurës, Lara Gut.

Kosovari është në lidhje me skiatoren e famshme që nga dimri i vitit të kaluar, transmeton IndeksOnline.

Lojtari i Udineses pritet që në Rusi ta merr me vete emrin e Lara-s. Gjatë stërvitjeve të Zvicrës, kamera është fokusuar te mbathjet e atletit, ku në të shihet emri i Lara-s.

Po ashtu, Behrami nuk i ka harruar dy vajzat e tij. Në këmbën tjetër ka të shkruar emrat e Sofjes dhe Isabelës. Dy vajzat jetojnë me ish-gruan, Elena Bonzani./IndeksOnline/