75 Mall Live Search
19:23 / E Diele, 15 Dhjetor 2024 / FR

Bëhu Ndryshimi: LDK lanson Himnin e Ndryshimit (Video)

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se LDK ka lansuar Himnin për Ndryshim.

“Bëhu ndryshimi”, titullohet dhe është realizuar edhe me pamje vizuale.

Më poshtë mund ta shihni teksitin dhe videon.

BËHU NDRYSHIMI

Bëhu shpresë e madhe

Bëhu ëndërr nane

Bëhu vendi që lulëzon

Bëhu yll mas hane

Drita që nuk ndalet

Bëhu Kosova që ndryshon

Për ata që ranë për ne

Për ata që sa kanë lindë o hej

Bëhu ndryshimi, hej, bëhu ndryshimi

Për të ardhmen plot me dritë

Për Kosovën tonë të mirë, o hej

Bëhu ndryshimi, hej, bëhu ndryshimi

Bëhu dritë e synit

Bëhu nur i ujit

Bëhu kënga që jehon

Bëhu ditë e madhe

Lene gjurmën tande

Bëhu Kosova që ndryshon

Për rininë e për fëmijët

Ata që s’kanë kohë me pritë o hej

Bëhu ndryshimi, hej, bëhu ndryshimi

Për ata që veç kanë dhanë

Për ni babë e për ni nanë o hej

Bëhu ndryshimi, hej, bëhu ndryshimi.