75 Mall Live Search
22:00 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / AR

“Bëhuni gati”, Stresi jep paralajmërimin e madh

Reperi i shumë pëlqyer nga publiku, Stresi, ka bërë një paralajmërim për të gjithë ndjekësit e tij.

Duke postuar një foto nga videoklipi i ri, ai zbuloi se do të hedh në treg këngën më të re.

“Te Shtunen Premier : “I smoke them“. Koleg, miq, shokë, shoqe, gazetarë & media bëhuni gati!”, shkroi Stresi duke mos dhënë asnjë detaj më shumë.

Pas publikimit, mori komente të shumta nga fansat e flaktë të cilët sigurisht, po e presin me padurim lansimin./Indeksonline/