75 Mall Live Search
15:19 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bëhuni gati, ylli i Kosovës kërkohet në Premier League

Newcastle United pritet të përforcohet në afatin kalimtar dimëror pas humbi gjysmën e ndeshjeve të zhvilluara këtë sezon.

Sipas Rafael Benitez, Newcastle nuk ka gjasa të inkuadrohet në dhjetë pozitat e para në renditjen tabelare dhe se tifozët duhet të shpresojnë që skuadra të mos bie nga kampionati elitar.

Lojtarët që më shumti priten të vijnë te Newcastle në janar janë Miguel Almiron nga Atlanta United.

Megjithatë, ekziston edhe një lojtar tjetër. Bëhet fjalë për sulmuesin e Kosovës, Arbër Zeneli, transmeton IndeksOnline.

23-vjeçari luan te Heerenveen dhe në çdo ndeshje, ai po tregon potencialin e tij në fushën e lojës.

Zeneli është mjaft i njohur në Ballkan, teksa në Ligën e Kombeve, shënoi tre gola në fitoren deçizive të Kosovës, 4-0 përballë Azerbajxhanit.

Përveç kësaj, ai ishte edhe lojtari i tretë më i shpejtë në këtë kompeticion – vetëm Kylian Mbappe dhe Leroy Sane ishin më të shpejt se Zeneli.

Disa nga aftësitë që Zeneli ka janë shpejtësia e tij në fushën e kundërshtarit.

Zeneli luan te Heerenveen që prej vitit 2016, dhe gjatë kësaj periudhe ai ka shënuar 14 gola në 71 ndeshje./IndeksOnline/