16:23 / E Premte, 19 Maj 2023 / MSH

Bëhuni pjesë e garës kreative!

Viva Fresh Store për nderë të 15 majit – Ditës së Familjes, është duke organizuar një garë për nxënësit e klasave 1-5 të shkollave të Republikës së Kosovës. Kjo garë ka të bëjë me ngjyrosjen e fletave të ndryshme të vizatimit, të cilat janë përgatitur enkas për këtë ditë festive.

Ky aktiviteti ka për qëllim që të kultivojë dhe promovojë dashurinë ndaj familjes dhe vlerat e saj në përgjithësi.

Të gjithë nxënësit e shkollave të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në këtë aktivitet, duhet që t’i përmbahen këtyre udhëzimeve;

1. Të gjitha fletë-vizatimet për ngjyrosje gjenden në: https://vivafresh-rks.com/flete-per-ngjyrosje/;

2. Nxënësit kanë mundësi që të përzgjedhin, një ose më shumë fletë-vizatimi;

3. Ju mund t’i ngjyrosi fletët me ngjyra druri ose të lëngshme;

4. Nxënësi/ja, Prindi ose Mësimdhënësi e fotografon punimin dhe e dërgon me email në adresën (info@vivafresh-rks.com)

5. 15 punimet më të mira do të fitojnë nga një shpërblim nga Viva Fresh Store;

6. Afati për dorëzimin e punimeve është, 25 maj 2023.

Të gjithë fituesit do të shpallen më 1 qershor 2023 – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, në faqen zyrtare te Viva Fresh Store në Facebook: https://www.facebook.com/vivafresh.rks/

Ju njoftojmë se përzgjedhja e punimeve, do të bëhet nga juria profesionale nga fusha e artit dhe kulturës!

Shpërblimet për fituesit e përzgjedhur vijojn si më poshtë:

• 1x Trotinet elektrik me bateri

• 4x Bicikleta 20”

• 5x Tavolina pune

• 5x trotineta për fëmijë

Të gjithëve Juve, ju dëshirojmë shumë suksese!