Behxhet Pacolli del në përkrahje të Kombëtares së Kosovës në futboll

Presidenti i Aleancës Kosovës së Re, Behxhet Pacolli si zakonisht ka bërë një dedikim lidhur me lojën e Kombëtares së Kosovës në futboll, në përballjen e sotme me Maqedoninë e Veriut.
“E gjithë Kosova (nga brenda dhe diaspora), sonte jemi me Kosovën…. Kurajo!!!!”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social nw Facebook.
Biznesmeni i suksesshëm kosovar nuk ka bërë ndonjë parashikim për rezultatin e ndeshjes, ku dihet se në disa parashikimet e tij të fundit i ka qëlluar rezultatet e disa ndeshjeve.
Ajo që sot të gjithë kemi nevojë është një fitore e djemve tanë përballë maqedonasve, ku do të na duhej një parashikim për një rezultat pozitiv nga biznesmeni Pacolli.