Behxhet Pacolli: Mjedisi i Kosovës po shkatërrohet!

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli në një postim në rrjetin e tij social në Faceboll është shprehur mjaft i shqetësuar për gjendjen e mjedisit në Kosovë.
Ai ka thënë ë se çështjet mjedisore në Kosovë janë injoruar prej kohësh dhe po injorohen çdo ditë e më shumë.
“Situata mjedisore në Kosovë është shqetësuese. Duke ecur në periferi të Prishtinës mund të shihni se si ato pak hapësira të gjelbërta që kanë mbetur janë të mbushura me mbeturina dhe madje edhe mbeturina shumë të rrezikshme, për të mos përmendur ujërat e zeza dhe sëmundjet e tjera mjedisore që po kërcënojnë shëndetin tonë”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka vënë në dukje e ne nuk mund ta luftojmë ndryshimin e klimës, por Ministrat, Kryetari i Komunës dhe zyrtarë të tjerë mund të bëjnë ndryshimin për t’i bërë hapësirat e gjelbra përreth Prishtinës të pastra.
“Nuk kërkon shumë punë, vetëm përkushtim, dashuri (patriotizëm të vërtetë) dhe vizion se si ta shndërrosh këtë qytet dhe rrethinën në një ambient më të gjelbër dhe më të pastër”, theksoi Pacolli.
Biznesmeni i suksesshëm ka thënë se të gjithë në Kosovë e kanë gojën plot patriotizëm, unë e kam vërejtur këtë për 20 vjet, por fatkeqësisht veprat mungojnë. Për mua, do të ishte një patriot ai që bën më të mirën e tij sot, përdor autoritetin institucional për të bërë një Kosovë të pastër dhe dinjitoze dhe për të ruajtur këtë hapësirë, sado e vogël qoft ajo.
“Unë apeloj tek autoritetet përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentesisht, madje edhe me angazhimin e rojeve të drejtpërdrejta, në mënyrë që të eliminohet ky fenomen primitiv që po denigron më tej kulturën tonë. Më vjen turp kur në qarqet ndërkombëtare dëgjohet se “shqiptarët janë të papastër dhe vendi ku jetojnë është plot plehra”, ka thënë tutje Pacolli”
Ai ka postuar edhe fotografitë në atë pjesë të malit ku sot pastrohet uji i pijshëm për Prishtinën, që në realitet duhej të shërbente si shembull i pastërtisë e jo kjo marrëzi.
“Aman të bëjmë diçka në mënyrë që të ruhet ambienti !!!!”, mbyllë postimin Pacolli.