75 Mall Live Search
22:06 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

BeIN Sport kërkon që superkupa e Italisë të zhvendoset nga Arabia Saudite

Futbolli italian po përballet me presion të vazhdueshëm për të anuluar planet për mbajtjen e finales së superkupës së Italisë e cila do të zhvillohet ndërmjet Juventusit dhe Milanos në Arabinë Saudite pasi që bartësit e të drejtave televizive të Serie A ‘BeIN Sport’ i kanë shkruar ligës dhe kanë kërkuar që ndeshja të zhvendoset.


Ndeshja veçse ishte kritikuar nga deputeti i djathtë i vendit, zëvendëskryeministri Matteo Salvini i cili ka refuzuar rregullat e stadiumit të Arabisë Saudite të cilat diktojnë që gratë nuk mund të ulen pranë burrave në seksione të caktuara, shkruan IndeksOnline.

Amnesty International e cila është organizatë për të drejtat e njeriut, tashmë i kanë kërkuar Juventusit dhe Milanit ta hedhin poshtë ndeshjen për shkak të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, gjë që u dënua ndërkombtarisht vitin e kaluar.

Një zëdhënës i Serie A, megjithatë, këmbënguli për Sportsmail se ndeshja do të luhej: “Unë mund të konfirmoj se ndeshja e superkupës do të luhet ashtu siç është planifikuar në Jeddah më 16 Janar./IndeksOnline/