75 Mall Live Search
20:18 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

“Bëja qejfin burrit në shtrat, pastaj punët”, flet nëna e djalit që mbyti gruan me duar

Dy ditë më parë, Elvin Hysa mbyti me duar bashkëshortën e tij 31 vjeçare për arsye ende të paqarta, ndërsa nëna e tij deklaron se ata kishin patur më parë konflikte me njëri-tjetrin.

Nëna e Elvinit tregon se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate dhe se çifti kishte tre fëmijë të mitur, të cilët tashmë kanë mbetur pa njërin prind dhe tjetrin në burg.

Siç raporton Report TV, kjo e fundit e kishtë këshilluar më parë nusen që të kujdesej më shumë për djalin e saj duke i plotësuar sipas saj edhe nevojat fiziologjike.

“I kisha thënë nuses, plotësoja çunit nevojat që ka. Bëj këtë njëherë pastaj punët më pas, por kjo të jetë e para”, deklaron Sanije Hysa, ndërsa shton se djali Elvini ka qenë i shtruar disa kohë edhe në spitalin psikiatrik të Elbasanit.

Kjo e fundit duhet verifikuar, pasi është një element lehtësues për vrasësin e bashkëshortes nëse konfirmohet. /albeu.com/