Bëja seks të nxehtë jashtëmartesor më mekanikun, por tani ai nuk dëshiron të më shoh…
Edhe pse e do shumë të dashurin për të cilin kishte lënë burrin, ajo nuk mund të jetë me të.
I dashuri i saj ishte shumë i dëshpëruar dhe e kishte larguar atë, pas një zënke që kishte pasur me burrin e saj.
Gruaja e dëshpëruar kërkoi këshilla në portalin “The Un”. Në fakt, seksioni “Dear Diedre” është një nga më të lexuarit në këtë portal dhe njerëzit shpesh shkruajnë dhe kërkojnë ndihmë për problemet në martesë dhe në punët e dashurisë.
Kjo është historia dhe këshilla që ajo ka marrë:
“Jam 29 vjeçe, e martuar dhe burri im është 31 vjeç.
Ne kemi qenë së bashku për dhjetë vjet, por unë kam qenë seksualisht e paplotësuar për shumë kohë, edhe pse burri im është një djalë i mrekullueshëm.
Kam takuar dashnorin tim gjashtë muaj më parë kur e dërgova makinën time për t’u riparuar në garazhin ku ai punon.
Ai ishte shumë flirtues. Dërgesa e makinës sime për ta kontrolluar ka përfunduar me disa puthje pasionante.
Ne patëm një marrëdhënie seksuale mbrëmjen tjetër. Ishte e mahnitshme dhe shpejt e lashë burrin tim dhe vazhdova me të.
Ai më tha se më donte çdo ditë e më shumë. Është 35 vjeçar.
Isha shumë e lumtur, por fillova të mendoja për burrim tim dhe fillova të kuptoja këtë sapo e humba.
Burri im kishte shkuar për ta takuar të dashurin tim dhe kishin pasur një zënkë në garazhin e tij.
Pas kësaj, i dashuri im ndryshoi në lidhje me mua.
Ai tha se e kishte parë dhimbjen në fytyrën e burrit tim dhe se ajo që kishim bërë ishte e gabuar.
Ai tha se ndihej fajtor dhe më tha të kthehesha në shtëpi dhe të largohesha prej tij.
Burri im ka pranuar që unë të kthehem përsëri me të, por jam shumë keq pasi e dua atë tjetrin dhe dua të kthehem me të.
Unë desh u çmenda kur më tha se kishte një të dashur të re.
Më pas ai ka filluar të më thërras herë pas here ku edhe kemi marrëdhënie seksuale, por pasi të kalojnë këto net ai nuk dëshiron të bisedojë me mua për ditë me radhë.
Unë vazhdoj të vuaj çdo ditë.
Përgjigja:
Ju lutem që të keni pak respekt së pari për vetën tuaj.
Ai kurrë nuk do të jetë më me ju për 100 për qind.
Bashkëshorti juaj ju ka kthyer përsëri, kështu që ai meriton të paktën të përpiqeni ta rregulloni atë.
Ju tingëlloni se ende keni kujdes për të, kështu që tregoni atij se ndiheni pak keq, por që dëshironi që ta rregulloni lidhjen e juaj martesore.
Sugjeroj që të dy të listoni pesë ndryshime që do t’ju bënin më të lumtur në marrëdhënien e juaj.
Nëse të dy jeni të përgatitur të provoni këtë, dashuria juaj mund të jetë më e fortë se kurrë.
Shumë prej nesh e lënë pasionin të prish tërë ato vite martesë. Sillni atë pasion në marrëdhënien me burrin tuaj”./Indeksonline/