07:27 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Bëjeni për vete që në takimin e parë!

A do t’i pëlqeni partneres potenciale në takim në masë të madhe varet nga sjellja juaj, por edhe nga mënyra e veshjes

Qe se në çka do të duhej posaçërisht t’i kushtoni vëmendjen kur të dilni bashkë.

Me kujdes zgjidhni këpucët, sepse femrat vlerësojnë çdo detaj dhe ndër gjërat e para të cilat do t’i vërejnë te mashkulli janë këpucët dhe pantallonat.

E gjitha është çështje e shijes, por përpiquni së paku të jeni në trend.

Damat gjithashtu i duan bandillët të cilët bëjnë palestër, sepse lënë përshtypje që kujdesen për dukjen dhe shëndetin e vet. Mirëpo edhe frizura duhet të jetë tip-top.

Mos e teproni me stolitë (byzylykë, zinxhirë orë), sepse asnjë femër nuk do ta fascinojë mashkulli i cili është i pispillosur më stoli më shumë se ajo.

Përpiquni që të mos lini përshtypje të personit i cili është i sigurt që vajza do të pranojë seksin pas takimit.