75 Mall Live Search
21:57 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / AR

Bejta jep një shembull flagrant se pse është urgjent ligji i pagave

Asamblistja e LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fitnete Bejta përmes një shkrimi në Facebook jep një shembull flagrant se pse është urgjent ligji i pagave.

Ajo thotë se ligji i pagave është i domosdoshëm pikë së pari për të rregulluar problemet në aspektin e koeficientëve me kualifikimet.

“Sa për informatë ata që po kundërshtojnë rregullimin e pagave me ligj le ta kenë edhe këtë info: një puntor teknik (me shkollë fillore) në një ndërmarrje publike paguhet sa një profesor i shkollës së mesme”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Për më shumë se katër vjet ështē bërë hajgare me punëtorët e arsimit, shëndetēsisë dhe me secilin shërbyes civil që merr pagë nga buxheti i shtetit. Ligji i pagave me vite  ēshtē sorollat nē qeveri ,komisione, Kuvend e në Gjykatë Kushtetuese e në fund epliogu nuk i dihet.

Kërkesat e arsimit janē të plotēsishtë të drejta,  secili nga ne duhet të jemi me kēta qytetarë që meritojnë paga të dinjitetshme.

Ligji i pagave ështē i domosdoshëm pikë së pari  për të rregulluar problemet në aspektin e koeficientëve me kualifikimet, harmonizimin e vendeve të punës dhe pagave respektivisht për të respektuar parimin për punë të njëjtë pagë të njëjtë. Niveli lokal dhe qendror ka diversitet në pagesa edhe pse kualifikimi dhe pozita është e njëjtë. Dhe në fund me caktimin e koeficientit të ri edhe mund të ndodhte një rritje substanciale e pagave gjë që nuk ka ndodhë për më shumë se një dekadë.

Sa për informatë ata që po kundërshtojnë rregullimin e pagave me ligj le ta kenë edhe këtë info: një puntor teknik (me shkollë fillore) në një ndërmarrje publike paguhet sa një profesor i shkollës së mesme.