Bejta: Kërkojmë heqjen e izolimit, 90% e fshatit është e izoluar pa nevojë!

Përfaqësuesi i fshatit Smrekonicë, Fidan Bejta ka thënë se jan bërë 25 ditë që kur janë në izolim.
Ai ka kujtuar faktin se aktualisht është vetëm një rast me covid19, dhe se gjendja e tij është stabile.
Bejta njëherit ka kërkuar heqjen e izolimit.
Reagimi i tij:
Për momentin e kemi vetëm një rast pozitiv, gjendja e pacientit është stabile.
Kemi kërkuar heqjen e izolimit, për arsye se 90% e fshatit është e izoluar pa nevojë.
Reagim
Si përfaqësues i fshatit Smrekonicë, nuk mund të qëndrojë pa reaguar në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Komunës, Drejtorisë për Shëndetësi dhe ndaj gjithë atyre që janë kompetent për çështjen e izolimit të fshatit tonë.
Me datën 04.04.2020, zyrtarisht kemi hyrë në izolim, sot është dita e 25 prej kur jemi në izolim.
Ishin 14 raste pozitive në fshat, 5 raste brenda fshatit, si dhe 9 raste banorë të fshatit mirëpo vendbanimi i tyre gjeografikisht i ndarë nga pjesa më e madhe e fshatit.
Patëm një humbje jete gjatë kësaj beteje, humbëm një bashkëfshatare, gjë që ishte shumë e rëndë për neve si fshat.
E lajmet e mira erdhën para disa ditëve kur u shëruan 12 banorë në fshatin tonë.
Për momentin e kemi vetëm një rast pozitiv, gjendja e pacientit është stabile.
Kemi kërkuar heqjen e izolimit, për arsye se 90% e fshatit është e izoluar pa nevojë.
Me foto desha t’ua ilustrojë të gjithëve se nuk ka asnjë arsye që fshati ynë të mbahet në izolim.
Bashkëfshatarë, e di që ndiheni të stresuar e të mërzitur, mirëpo ju lus që të kemi durim edhe për pak kohë.
Kërkojmë që sa më shpejtë të ndërmerren hapat e duhur në këtë drejtim.
Arben Vitia
Naser Ramadani