Bejta: Kur Gollaku i thotë PO ndryshimit, s’ka kush që e ndalë

Fiknete Bejta është mirëpritur në Gollak bashkë me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku. Bejta ka thënë se kur Gollaku i thotë PO ndryshimit, s’ka kush që e ndalë.
“Kur Gollaku i thotë PO ndryshimit, s’ka kush që e ndalë!
Ashtu siç dinë njerëzit fisnikë dhe të ndershëm të Gollakut, sonte pritëm ngrohtësisht në një tubim madhështor kryeministrin e 9 shkurtit, Lumir Abdixhiku, kryetarin e kreqytetit, Përparim Rama dhe ministrat e deputetët e ardhshëm në qeveri e në kuvend.
Bashkë me Izetin, kolegun e kandidatin për deputet, dhe me shumë bashkëvendasë e bashkëaktivistë të Degës së 5 të LDK-së në Hajvali, dhamë një mesazh të fuqishëm se sidomos këtë herë jemi të vendosur për fitore.
Kosova nuk ka kohë për të humbur. 9 shkurti është mundësia ideale për ta shkaktuar tërmetin elektoral për të cilin ka nevojë Kosova dhe Prishtina”, shkruan Bejta në njoftim.