Bejta: LDK-ja ka rindezur shpresën e venitur viteve të fundit, se Kosova mund të jetë vend ku mund të jetohet me dinjitet e mirëqenie

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Fiknete Bejta ka thënë se sallat në fshatra e qytete po mbushen plotë me qytetarë, të cilët presin me padurim ndryshimin.
Bejta thotë se Lumir Abdixhiku ka rindezur shpresën e venitur viteve të fundit, se Kosova mund të jetë vend ku mund të jetohet me dinjitet e mirëqenie.
“ Lagje, fshat a qytet, sallat po mbushen me qytetarë të cilët e presin ndryshimin me padurim. Kështu ishte sonte edhe në Degën e Dytë të LDK-së në Prishtinë. Kryeministri Abdixhiku ka rindezur shpresën e venitur në këto vitet e fundit se Kosova mund të jetë vend ku jeta mund të jetohet me dinjitet e mirëqenie. 1.5 miliardë euro investime do ta ndryshojnë kryeqytetin, do ta ndryshojnë ashtu siç e Meriton”, ka thënë Bejta pas takimit në Degën e Dytë të LDK-së në Prishtinë.
Ndërkaq në një takim me qytetarët e lagjes Suteska në Mramor, ku dhe prezantuan programin e LDK-së, Bejta ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për fitoren e 9 shkurtit.
“Ishte kënaqësi e veçantë takmi i mbrëmshëm me qytetarët e lagjes Suteska në Mramor. Gjatë bashkëbisedimit, ndamë ide dhe prezantuam programin e LDK-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për fitoren që na pret më 9 shkurt. Një falënderim i veçantë për mikpritjen dhe për mbështetjen e Shefki Gashit, një kontribues i gjatë dhe i vyer i LDK-së. Le të bëhemi NDYSHIMI që i duhet Kosovës më 9 shkurt”, ka thënë Bejta..