Bejta: Lumir Abdixhiku, po pritet gjithandej vendit, si kryeministër i ardhshëm i Kosovës

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, e cila në këto zgjedhje kandidion me numrin 69 thotë se Lumir Abdixhiku në të gjitha takimet po pritet si kryeministër.
Bejta thekson se ditët e fundit kanë treguar qartë se Kosova është në prag të një epoke të re.
Ajo thekson se Abdixhiku po mban fjalim me vetëpërmbajtje dhe korrektësi.
”Lumir Abdixhiku po pritet si Kryeministër i Kosovës Ditët e fundit kanë treguar qartë se Kosova është në prag të një epoke të re. Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po pritet gjithandej si Kryeministri i ardhshëm i vendit. Me platformën e tij qeverisëse, të ndërtuar mbi vlera, qartësi dhe vizion të kthjellët, ai po fiton zemrat e qytetarëve.Pa retorikë të helmuar, por me vetëpërmbajtje dhe korrektësi, Abdixhiku po dëshmon se Kosova meriton një lidership që e do vendin dhe punon për të. Në secilin takim, qytetarët e dëgjojnë me vëmendje, duke parë te ai një shpresë për të ardhmen”, ka shkruar Bejta.
Nuk ka më kohë për hapa prapa, Kosova duhet të ecë përpara, ka shtuar më tutje ajo./Indeksonline/