Bejta merr përkrahje në Janjevë të Lipjanit: Me LDK-në në Qeveri, përfitimet për Janjevën dhe gjithë Kosovën do të jenë edhe më të mëdha

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fiknete Bejta ka marrë përkrahje në Janjevë të Lipjanit.
Ajo është shprehur se me LDK-në në Qeveri, përfitimet për Janjevën dhe gjithë Kosovën do të jenë edhe më të mëdha.
‘’Një takim i ngrohtë me qytetarët e Janjevës së Lipjanit, ku bashkë diskutuam për investimet e nevojshme në infrastrukturë që do të realizohen pas 9 shkurtit me Kryeministrin e ardhshëm Lumir Abdixhiku.Janjeva e njeh tashmë dorën e LDK-së në qeverisje me kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti, por me LDK-në në Qeveri, përfitimet për Janjevën dhe gjithë Kosovën do të jenë edhe më të mëdha’’, ka shkruar Bejta.
Fiknete Bejta në zgjedhjet e 9 shkurtit garon me numër 69 në listën e LDK-së për Kuvendin e Kosovës./Indeksonline/