22:37 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / OSH

Bejta mesazh kandidatëve të Prishtinës: Të drejta për fëmijët e abuzuar para teleferikut dhe liqenit artificial

Kandidatja për asamble komunale në Prishtinë nga radhët e AKR-së, Fiknete Bejta ka pasur një mesazh për kandidatët për kryetar të kësaj komune.

Ajo me anë të një postimi ka thënë se të drejta për fëmijët e abuzuar para teleferikut dhe liqenit artificial, transmeton Indeksonline.

Sipas saj teleferiku i Daut Haradinajt dhe liqeni artificial i Përparim Ramës janë ide të mira por sipas saj probleme më esenciale janë varfëria dhe abuzimi me fëmijë.

Postimi i saj i plotë:

Të drejta për fëmijët e abuzuar para teleferikut dhe liqenit artificial

Teleferiku dhe liqeni artificial janë ide të mira, por unë si asambleiste dhe qytetare e Prishtinës do të isha e lumtur nëse do të merreshim së pari me probleme më esenciale, siç është varfëria dhe abuzimi me fëmijë.

Teleferiku dhe liqeni artificial nuk vlejnë asgjë, nëse fëmijët, në pikë të ditës dhe në mes të qytetit, abuzohen hapur dhe ne nuk bëjmë asgjë për këtë. Mirëqenia sociale është më e rëndësishmja dhe si e tillë do të jetë prioritet në vazhdim të aktivitetit tim politik dhe qytetar.