75 Mall Live Search
17:00 / E Diele, 12 Janar 2025 / FR

Bejta në përurimin e Memorialit të Prapashticës: Serbia tentoi të na shfarosë, por ja ku jemi sot

Kandidatja për deputete në radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, gjatë ditës së sotme ka marur pjesë në përurimin e Memorialit të Prapashticës.

Bejta, përmes një postimi në facebook u shprehë se se ky përurim ishte bërë për të mos e lënë në harresë tragjedinë që i ndodhi Prapashticës dhe rrethinës 104 vjet më parë, kur forcat serbe shuan 1500 shqiptarë dhe dogjën mbi 80 shtëpi.

Ndërsa theksoi se kjo tragjedi një përpjekje e xhandarmërisë barbare serbe për shfarosjen e jetës shqiptare në Malësinë e Gollakut, por ja ku jemi sot të gjallë e më të fortë se një shekull më pare.

“Përuruam Memorialin Përkujtimor për të mos e lënë në harresë tragjedinë që i ndodhi Prapashticës dhe rrethinës 104 vjet më parë, kur forcat serbe shuan 1500 shqiptarë dhe dogjën mbi 80 shtëpi.

Ishte kjo një përpjekje e xhandarmërisë barbare serbe për shfarosjen e jetës shqiptare në Malësinë e Gollakut, por ja ku jemi sot të gjallë e më të fortë se një shekull më parë.

Ky monument është dëshmi e forcës dhe qëndresës së të rënëve, një trashëgimi që na frymëzon për të mos u dorëzuar kurrë. Lavdi të përjetshme paraardhësve tanë! Përulemi me respekt të thellë për sakrificën e tyre heroike!”, ka shkruar Bejta./Indeksonline/