75 Mall Live Search
13:32 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Bejta: Nënën Rukë nuk e kurseu shteti serb, ta kursejmë ne shqiptarët ta lëmë të qetë

Asamblistja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta ka reaguar lidhur me deklaratën e deputetes së VV-së Fitore Pacolli lidhur me nënën e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Bejta tha se nënën Rukë nuk e kurseu shteti serb, kështu që ta kursejmë ne shqiptarët ta lëmë të qenë në dhimbjen dhe krenarinë e saj.

Bejta tha se çdo deputete e deputetë në këtë vend duhet ta dijë njëherë e përgjithmonë se vlerat e këtij vendi nuk duhet t’i përfshijmë në politika ditore të partive politike, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Nënën Rukë nuk e kurseu shteti serb, ta kursejmë ne shqiptarët ta lëmë të qetë në dhimbjen dhe krenarinë e saj.
Secila deputete e deputetë në këtë vend duhet ta dijë njëherë e përgjithmonë vlerat e këtij vendi nuk duhet t’i përfshijmë në politika ditore të partive politike. Nëna Rukë është më e madhe se partitë ,nëna Rukë është nêna e Luanit e Shkëlzenit para se të jetë nëna e një lideri partiak.