Bejta: Qytetarët po i kthehen partisë që e themeloi Republikën

Fiknete Bejta ka marrë përkrahje edhe në Mramor. Kandidatja me numër 69 e LDK-së ka thënë se qytetarët po i kthehen partisë që e themeloi Republikën.
“Mramori me LDK-në dhe me ndryshimin!
Një atmosferë që flet vetë – pa nevojë për shumë fjalë.
LDK0ja dhe qytetarët, krah për krah, po ndërtojnë të ardhmen e vendit tonë.
Qytetarët po i kthehen partisë që e themeloi Republikën dhe që e bëri shtetin, po i kthehen të vetmes parti që mund ta realizojë ndryshimin e nevojshëm dhe të vërtetë”, shkruan Bejta në Facebook./Indeksonline/