75 Mall Live Search
22:03 / E Premte, 17 Janar 2025 / MSH

Bejta takohet me familjet që mbështeten LDK-në prej kur u themelua nga Rugova

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, është takuar sot me dy familje që mbështesin programin e LDK-së dhe rrugën e kësaj partie, që prej themelimit të saj nga presidenti Ibrahim Rugova.

Në bashkëbisedim e sipër, Bejta shpalosi programin qeverisës të 9 shkurtit dhe çdo dite pas kësaj date.

Ky është postimi i plotë i saj:

Familjet Krasniqi dhe Sinani na pritën mbrëmë ngrohtësisht.

Si në të kaluarën, ashtu edhe tani Familjet Krasniqi e Sinani mbeten mbështetëse të palëkundura të LDK-së që nga themelimi i saj me ideatorin e shtetit dhe Republikës sonë, Presidentin Ibrahim Rugova.

Ne shpalosëm idetë e programin tonë se si do të punojmë e çfarë do të punojmë pas 9 shkurtit dhe morëm konfirmimin që këto dy familje të nderuar janë të rreshtuara pas ndryshimit edhe këtë herë.

#Netja69

#Lumiri2025

#BëhuNdryshimi

#LDK124