75 Mall Live Search
21:52 / E Enjte, 15 Janar 2026 / Gj Sh

Beka priti SMS për fitore, por Prishtina sonte u mposht nga G.E Ylli

Golden Eagle Ylli ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj Sigal Prishtinës, duke e mbyllur ndeshjen me shifrat 94–82, në kuadër të ProCredit Superligës 2025/2026.

Skuadra nga Suhareka e nisi fuqishëm ndeshjen dhe ruajti epërsinë gjatë gjithë takimit, duke fituar me rezultat: 26–14, 17–30, 23–22 dhe 28–16, shkruan IndeksOnline.

Te Golden Eagle Ylli, më i dalluari ishte Lis Shoshi me 20 pikë e 4 kërcime, ndërsa Scott Bamforth kontribuoi po ashtu me 20 pikë, duke shtuar edhe 4 asistime.

Në anën tjetër, te Sigal Prishtina shkëlqeu Deondre Burns, i cili realizoi 29 pikë, 6 kërcime dhe 7 asistime, duke e mbyllur ndeshjen me indeksin më të lartë të takimit.

Po ashtu Elijah Clarance kontribuoi me 20 pikë, e 7 kërcime./IndeksOnline/