75 Mall Live Search
19:31 / E Premte, 28 Mars 2025 / MSH

Beka thotë se do të kemi njohje të reja: Asgjë nuk mund ta ndalë punën e presidentit Pacollli

Kryetari i AKR-së në Mitrovicë, Gjergj Beka, i ka reagua drejtorit të të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë dhe Metohi”, Petar Petkoviq, duke thënë se duhet ta ketë të qartë se Kosova është e pavarur.

Petkoviqi kishte deklaruar se do të ketë ç’njohje të reja për Kosovën, shkruan IndeksOnline.

“Jo vetëm që nuk do të ketë çnjohje, por në një kohë shumë të shkurtër do të kemi edhe njohje të reja. Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë punën dhe angazhimin e presidentit Pacolli për Kosovën!” u shpreh Beka.

Ky është postimi i plotë i tij:

Petkoviqi i paska reaguar ambasadorit britanik, duke thënë se do të kemi ç’njohje të reja për Kosovën. Një gjë është e sigurt: Kosova është e pavarur, dhe këtë duhet ta ketë të qartë ai, si dhe e gjithë qeveria serbe. Jo vetëm që nuk do të ketë çnjohje, por në një kohë shumë të shkurtër do të kemi edhe njohje të reja. Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë punën dhe angazhimin e Presidentit Pacolli për Kosovën!