12:20 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Bekaj agjëroi 4 muaj, Shillova i’a “prishi”

Prishtina është skuadra me mbrojten më të mirë në Superligë edhe pas disfatës 2-0 nga Flamurtari.

Megjithatë para kësaj, portieri Visar Bekaj nuk kishte pranuar gol plot 832 minuta në elitë, që nga 6 tetori 2018 kur Behar Maliqi i Llapit kishte shënuar në “Fadil Vokrri”, shkruan Indeksonline.

Pastaj, Prishtina në 8 ndeshje rresht nuk kishte pranuar asnjë gol. Të hënën, Flamurtari e mposhti 2-0 me golat e Alban Shillovës dhe Egzon Krasniqit. /Indeksonline/