75 Mall Live Search
10:33 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

Bekaj merr ftesë nga Kosova, kompletohet treshja e portierëve për ndeshjet e marsit

Visar Bekaj, që luan te klubi shqiptar, KF Tirana është portieri i radhës që ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e muajit mars.

Para pak ditësh, Betim Halimi, e konfirmoi se është ftuar nga Bernard Challandesi për takimet e muajit mars, ndaj Lituanisë (miqësore), ndaj Suedisë dhe Spanjës (për parakualifikimet në Kampionatin Botëror).

Ashtu siç mëson IndeksOnline, Bekaj ka marrë ftesë nga Kosova për këto ndeshje.

Tashmë vërehet se treshja e portierëve është kompletuar edhe pse ende nuk është zbuluar lista e plotë.

Duke e parë se gjithmonë ftohen tre portierë, këtë herë mund të ketë mungesë të kapitenit, Samir Ujkani!

Pra, treshja e portierëve për këto ndeshje do të jetë: Arijanet Muriçi, Betim Halimi dhe Visar Bekaj.

Bekaj gjatë vitit 2021 me klubin shqiptar, ka të zhvilluara 990 minuta (11 ndeshje) dhe ka pranuar 8 gola./IndeksOnline/