75 Mall Live Search
09:47 / E Mërkurë, 07 Maj 2025 / H F

Bekë Berisha: “Abdixhiku s’po guxon me hy vetë në koalicion me Kurtin e me nda fajin për Asociacionin, e po na thirr neve”

Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha deklaroi se është kundër një koalicioni të mundshëm ku përfshihet Vetëvendosje.

Kjo ishte përgjigjja e tij në lidhje me propozimin që pati kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku që të gjitha partitë shqiptare të bëhen bashkë.

“Të përbashkët me Vetëvendosjen ka dhënë opsion. Unë mendoj se Albin Kurti dhe z.Abdixhiku kanë dy anët e së njëjtës medalje. Ky po na fton neve, unë s’po guxoj me shku vetëm me nda fajin për Asociacionin me një qeveri të përbashkët me Kurtin e po thotë hajde bashkë e të marrim përgjegjësinë krejt ka pak”, deklaroi ai.

“Unë s’jam i interesum me marr faj se s’kom lidhje me atë punë. Dhe s’ka nevojë me më thirr Abdixhiku në një qeveri të përbashkët me Kurtin, unë me dasht e bëj vetë. Siç dihet unë i flasë opinionet e mia, si deputet i zgjedhur i elektoratit”, theksoi tutje ai.