Bekë Berisha e Genc Prelvukaj vazhdojnë përplasjen për punë e presidentit
Këngëtari Genc Prelvukaj nuk ka qëndruar në heshtje asnjëherë për zhvillimet politike në vend, e kështu ka vepruar edhe së fundi.
Në seancën plenare në Kuvendin e Kosovës, deputetit i AAK-së Bekë Berisha, ndër tjera tha se president i vendit duhet të bëhet dikush që kur kalon nga varrezat civile, i kujton anëtarët e tij të familjes që e dhanë jetën për liri.

Pas kësaj Genci në një status reagoj ndaj Berishës duke thë se si president duhet të jetë dikush që i dhëmbin sytë nga leximi e dija, sesa një që i dhemb trupi nga plagët e luftës”.
E ky status nuk ka kaluar pa marr vëmendjen e deputeti, i cili ka komentuar duke i thënë këngëtarit nëse e ka fjalën për Veton Surroin, Haki Abazin e Shkëlzen Maliqin.
“Po të kuptoj ! Veton Surroi, Haki Abazi, Shkelzen Maliqi. Janë qasi të meqëm?”, ka shkruar Berisha në koment.
“Asnjë nga këta të tre nuk do të ishte opsion i duhur. Ka tjerë”, i është kundërpërgjigjur menjëherë Genci./Indeksonline/

