75 Mall Live Search
16:57 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / Blerim

Bekë Berisha e merr në AAK aktivistin e PDK-së

Njëri prej kandidatëve më aktiv të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këto zgjedhje, padyshim që është kandidati nga Istogu Bekë Berisha.

Ai gjatë gjithë fushatës ka bërë aderime të reja në AAK. Një aderim të tillë e ka bërë publike edhe sot. Ai ka marrë në AAK aktivistin e PDK-së.

Postimi i plotë i Bekë Berishës:

Se qytetarët e Istogut janë duke u rreshtuar drejt dhe me ata qe mbajnë fjalën e punojnë 24 orë për qytetarin tregojnë edhe aderimet e dhjetëra qytetarëve çdo ditë.

Nga sot do rrugëtojmë së bashku edhe me aktivistin e dalluar nga Zallqi, Xhafer Shalaj, ish-aktivist i PDK-së.

Punë, jo fjalë.

Bekë Berisha