Bekë Berisha flet, nëse do të jetë kandidat për kryetar të Istogut

Emri i Bekë Berishës, deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është përfolur të jetë kandidat për kryetar të komunës të Istogut.
Berisha, ka mohuar zërat se për një çështje të tillë është folur në partinë e tij.
“Nuk jam në dijeni për këtë punë, njëherë nuk ka kurgja. Ne me kryetarin bisedojmë për shumë gjëra por për këtë nuk kemi biseduar asgjë, si të kemi diçka konkrete ne dalim konferencë për media dhe bashkë e bëjmë të ditur. Vullnet ka, por s’kemi folë për këtë punë. Nuk e di ka po rrjedhin këto informata por asgjë nuk kemi folur”, ka thënë ai shkurt për IndeksOnline.
Ndryshe, zgjedhjet lokale pritet të mbahen në fund të vitit 2021. /IndeksOnline/